Google teston makinat vetë-drejtuese në Washington këtë muaj

E publikuar: 08/02/2016 14:17
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ashtu si brezi i tanishëm i të rinjve Amerikanë, projekti i makinave vetë-drejtuese të Google po lëviz drejt Paqësorit Veri-Perëndimor.

Google njoftoi disa ditë më parë që ka zgjedhur Krikland, Washingtn si qytetin e fundit ku gjigandi i teknogjisë do testojë makinën e tij vetë-drejtuese. Pritet që makinat ti kemi në rrugët publike të Krikland në fund te Shkurtit.

Pasi ka mbledhur disa të dhëna për mjedise të ndryshme makinash, për modelet e trafikut dhe kushtet e rrugës, Google ka vendosur të testojë sistemin e tij në motin më shi të Krikland.

“Kodrat e qytetit do të na lejojnë të testojmë sensorët tanë në kënde dhe pika të ndryshme,” tha Gogle në konferencën për shtyp. “Testimi në qytete të reja i lejon inxhinierët tanë të përsosin më tej programin tonë dhe të përshtaten me këto mjedise të reja.”

“Krikland është një qytet që e krenohet se janë të hapur ndaj teknologjive të reja që mund të përmirësojnë jetën tonë të përditshme. Ne jemi të ngazëllyer me makinat e mundshme vetë-drejtuese të cilat do ulin shkallën e aksidenteve dhe do të mundësojnë lëvizshmëri për njerëzit që nuk mund të lëvizin lehtësisht”, tha Kryetari i Krikland Amy Walen. “Jemi të kënaqur që do ti kemi këto makina këtu për të bërë më shumë testime. Kjo është një përshtatje e madhe.”

Këto vitet e fundit, makinat vetë-drejtuese të Google kanë bërë më shumë se 1.4 milionë milje. Gjatë kësaj kohe Google ka rafinuar dhe përmirësuar sistemet e saj të vetë-drejtimit. Ajo mund të dallojë “qindra objekte të ndryshme në të njëjtën kohë në një zonë të vogël, edhe nëse ata lëvizin në drejtime të ndryshme nga rregullat e rrugës”. Në fakt, sistemet janë aq të ndjeshme sa të dallojnë një çiklist që përdor krahun e tij për të treguar një kthesë.

Nëse mundësia për të pasur një makinë vetë-drejtuese në qytetin tënd të duket e frikshme, kujtohu: 94% e goditjeve në rrugë në SHBA janë të lidhura me gabime njerëzore. Pra, ka të ngjarë që të jeni më të sigurt me një robot pas timonit sesa me një komshi tuajin pas timonit.