Google sjell teknologjinë AMP në Gmail

E publikuar: 27/03/2019 15:42
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Google është gati të sjellë teknologjinë e AMP edhe në Gmail pas një viti testimi. Standardi i disponueshëm në uebin mobil, hap me shpejtësi lidhjet në motorët e kërkimit duke kursyer ndjeshëm kohë.

Tashmë i njohur si “dynamic email” standardi ka filluar të aplikohet në Gmail dhe ndërveprime që zakonisht kërkonin hapjen e shfletuesit tashmë do të hapen me AMP.

Ndër të tjera përdoruesit mund të plotësojnë formularë, të replikojnë në Google Docs si dhe të shfletojnë katalogë me AMP për Gmail.

Natyrisht Google është e vendosur të mbajë sa më të sigurtë informacionin në e-mail. Për këtë rishikon dërguesit përpara se të lejohen të dërgojnë një e-mail bazuar në AMP.

E-mailet AMP do të jenë të lexueshme përmes Outlook.com, Mail.ru dhe Yahoo Mail. Nëse ka diçka për të mos u pëlqyer është se vetë Gmail nuk është i suportuar. Ju pëlqen apo jo duhet të largoheni nga aplikacioni Gmail nëse dëshironi të ndërveproni me e-mailet tuaja. /PCWorld Albanian