Google sjell dizajnin material në Chrome Canary

E publikuar: 14/07/2018 01:36
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Nëse përdorni versionin eksperimental “Canary” të Chrome, me versionin e fundit për Windows, Linux dhe Chrome OS do të vëreni një dizajn të ri të shumëpritur, atë Material Design.

Pamje e re sjell disa përmirësime në dizajn me një fushë adrese me skaje të rrumbullakëta, dhe ikona të reja.

Dizajni Material është një dizajn i prezantuar nga Google në 2014-ën dhe është i bazuar në një ndërfaqe kartash.

Për herë të parë erdhi në Android 5.0 dhe që atëherë është implementuar gradualisht tek të gjithë aplikacionet e Google, desktop dhe mobile.

Ndërfaqja e përdoruesit ka ngelur e paprekur për shumë vite. Fakti që ka debutuar në Chrome Canary do të thotë se është shumë pranë versionit stabil.

Më 2 Shtator konkretisht pritet debutimi i dizajnit materiale. /PCWorld Albanian