Google shton limitin e bisedave në Hangouts Meet në 100 pjesëmarrës

E publikuar: 01/12/2018 09:52
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Google do të dyfishojë numrin e pjesëmarrësve në një bisedë në aplikacionin Hangouts Meet pjesë e suitës së produktivitetit G Suite.


Hangouts Meet debutoi vitin e kaluar kur u shkëput nga platforma Hangouts në dy: Hangouts Chat, një platformë e stilit të Slack, dhe Hangouts Meet, një aplikacion video konferencash ngjashëm me Skype.

Që nga debutimi ky aplikacion është përmirësuar vazhdimisht nga 30 në 50 pjesëmarrës. Sot Google vendosi ta dërgojë këtë limit në 100 por vetëm për abonentët G Suite Enterprise.


Ata që janë në G Suite Business ose Education do të kalohen nga 25 në 50 pjesëmarrës.

Krahasuar me Skype for Business, Hangouts Meet është larg sepse i pari mbështet bisedat me 250 njerëz. /PCWorld Albanian