Google shkëput Chrome dhe Search nga Androidi në Evropë

E publikuar: 19/10/2018 13:14
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Google zyrtarisht hoqi dorë nga kufizimet ndaj prodhuesve të telefonëve Android pas një përplasjeje disavjeçare me Komisionin Evropian.


Kompania nuk do të pengojë më prodhuesit të cilët duan të instalojnë versione të tjera Android por me aplikacionet e Google dhe dyqanin Play Store.

Gjithashtu disa prej shërbimeve do të mund të instalohen pa qenë nevoja të instalohen e gjithë suita e aplikacioneve të Google.


Gjigandi i motorit të kërkimit u gjobit në Korrik me 4.3 miliardë euro nga Komisioni, një vend të cilin e ka apeluar.

Autoritetet Evropiane janë të mendimit se Google ka përdorur ilegalisht Android për të çimentuar pozitat dominuese në kërkimin online.

Jo më kufizime

Së bashku me lajmin e madh Google prezantoi politikat e reja të licencimit të cilat do të hyjnë në fuqi më 29 Tetor dhe të aplikohen në zonën ekonomike Evropiane.

Në të kaluarën Google detyronte prodhuesit e telefonëve Android të instalonin Chrome dhe Google Search në këmbim të Google Play Store, YouTube apo Google Maps.

Tani e tutje nuk do të funksionojë kështu në Evropë.

Me ndryshimin e kësaj praktike, prodhuesi i pret një tarifë licencimi. “Duke qenë se parainstalimi i Google Search dhe Chrome ka bërë të mundur që zhvillimi i Android që qëndrojë falas, tashmë do të sjellim një marrëveshje të re licencimi të Android-it në vendet Evropiane,” shprehej ekzekutivi i Google Hiroshi Lockheimer.

“Android do të mbetet falas dhe burim të hapur.”

Nuk dihet se për çfarë tarife bëhet fjalë e as çfarë impakti do të ketë tek çmimi i telefonëve dhe tabletëve Android. /PCWorld albanian