Google, rriten të ardhurat por edhe kostot

E publikuar: 24/04/2018 15:33
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Rritja e qëndrueshme e të ardhurave nga reklama në Google Search dhe Youtube mjaftuan për të mbuluar kostot gjithashtu në rritje të Alphabet.

Kështu shprehet raporti i tre mujorit të parë të 2018-ës ndërsa investitorët janë të paqartë për të ardhmen e fitimit të kompanisë.

Shitjet në mbarë botën u rritën në 31.1 miliardë dollarë nga 30.3 miliardë dollarë të parashikuara.

Fitimi i kompanisë ishte 9.4 miliardë dollarë, ose 13.33 dollarë për aksion.

Rritjet e kostove erdhën edhe si rezultat i blerjes së të drejtave për Youtube TVB dhe reklamimin e produkteve të reja.

Të ardhurat nga bizneset që nuk kanë të bëjnë me reklamimin ishin 4.4 miliardë dollarë.

Humbjet operacionale ranë në 571 milion dollarë nga 703 milion dollarë një vit më parë. /CIO Albanian