Google Play Store përsëri lejon penetrimin e maluerëve kriptografike

E publikuar: 12/02/2019 13:28
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një maluer i cili zëvendëson portofolet e kriptomonedhave të viktimave është zbuluar për herë të parë në Google Play Store.

Firmat e sigurisë ESET në një postim ditën e Premte tha se malueri i njohur si “clipper” intercepton përmbajtjet e kopjuara dhe nëse vëren se janë adresa të portofoleve të kriptomonedhave i zëvendëson me adresat e sulmuesit.

Malueri u zbulua nga ESET dhe maskohet si MetaMask aplikacion i cili ofron akses në aplikacionet e decentralizuara të ethereum.

Qëllimi kryesor i maluerit është të vjedhë kredencialet e përdoruesve të MetaMask dhe çelësave privatë për të aksesuar fondet e tyre Ethereum.

Megjithatë mund të interceptojë edhe portofolët bitcoin dhe ethereum kur adresa kopjohen.

MetaMask aktualisht nuk ofron një aplikacion për pajisje mobile.

Aplikacioni u hoq nga Play Store pasi ESET e raportoi tek ekipi i sigurisë së Google.

Ky nuk është rasti i parë problemeve të MetaMask me Google. Në Korrik një shtojcë e MetaMask për shfletuesin Chrome u hoq gabimisht nga Web Store.

ESET këshillon përdoruesit të qëndrojnë të vëmendshëm me çdo hap që hedhin gjatë transaksioneve kriptografike. /PCWorld Albanian