Google Pixel 2: Prezantimi, karakteristika, çmimi dhe çdo gjë që dimë rreth tij

E publikuar: 02/10/2017 13:28
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në më pak se dy ditë, Google do të prezantojë gjeneratën e re të telefonëve Pixel pas suksesit që shoqëroi modelin origjinal.

Gjigandi i teknologjisë do të prezantojë të ashtuquajturin Google Pixel 2 së bashku me një version të madh XL.

Telefoni thuhet se do të jetë ndër të parët me sistemin e ri operativ Android Oreo krahas të cilit do të jenë një ekran i madh i lakuar dhe një procesor më i fuqishëm.

Debutimi, i cili vjen pak javë pasi Apple prezantoi telefonin e rangut të lartë iPhone X, pritet ti shërbejë Google si një rast i volitshëm për të zbuluar më shumë harduerë të rinj përfshirë një versioni mini Google Home, një DayDream VR të ri dhe një laptop të ri të linjës Premium Chromebook.

Data e debutimit të Google Pixel 2

Google ka publikuar një trailer në Youtube të quajtur “Funny you should ask,” dhe reklama kudo ku shkruhej “Kërko më shumë nga telefoni juaj.”

Të dy reklamat thonë qëndroni të azhornuar për datën 4 Tetor. Ajo që nuk dimë është kur do të dalin në shitje telefonët por duke qenë se telefoni do të prezantohet të njëjtën datë kur zbulua vitin e kaluar, data 20 Tetor është alternativa më e mirë që kemi.

Si do të ngjajë telefoni?

Google Pixel 2 do të ruajë të njëjtët elementë dizajni të versionit të parë përfshirë kamerën me një lente dhe skanerin e shenjave të gishtërinjve vendosur në pjesën e pasme.

Telefoni më i vogël do të ketë ekran afro 5 inç sipas një raporti të Android Policë ndërsa modeli XL 6 inç.

Sa do të kushtojë?

Telefoni i vjetër në momentin e debutimit kushtoi 759 Euro për modelin Pixel dhe 899 Euro për modelin Pixel XL në Evropë.

Edhe model i ri Pixel 2 pritet të qëndrojë në të njëjtin rangu kostoje edhe pse modeli bazë do të fillojë nga 64GB.

Sipas raportimeve të Droidlife, Pixel 2 XL do të fillojë nga 849 Euro dhe modeli Pixel 2 769 Euro.

Specialitetet e Pixel 2

Shumë pak është folur për veçoritë e reja që do të vinë me Pixel 2 por flitet se do të ketë ca zhvillime të reja të marra nga flagshipët e HTC siç është një kornizë e cila ngjeshët.

Android O

Pixel 2 do të jetë telefoni i parë i ri që vjen me sistemin operativ të Google, Android O edhe pse përditësimi ka qenë i disponueshëm prej mese dy muajsh për linjën Pixel dhe Nexus.

Android O përmirëson jetëgjatësinë e baterisë duke kufizuar aktivitetin e aplikacioneve në sfond. Gjithashtu mund të hyjë në funksion dy herë më shpejt sesa Android Nougat.

Krahas tyre, Google do të sjellë në Pixel 2 funksionalitete të reja që kontrollojnë dhe limitojnë numrin e njoftimeve që përdoruesit shohin në telefonët e tyre.

Kamera

Telefoni i parë Pixel kishte një prej kamerave më të mira që mund të gjeni në një telefon Android edhe pse jo aq e mirë sa kamera e iPhone 7 Plus.

Ndërsa Google nxitoi të thoshte se Pixel ka kamerën më të mirë të një telefon, ajo asnjëherë nuk i përmbushi pritshmëritë e kompanisë.

Është interesant fakti sesi Google ka refuzuar trendin e kamerave me dy sensorë dhe ende do të ndjekë një tjetër drejtim.

Më i fuqishëm, më shumë hapësirë të dhënash

Google Pixel 2 duhet të vijë me procesorin më të fundit Snapdragon 835. Gjithashtu do të ketë më shumë memorje sesa modeli i vjetër duke filluar nga 64GB si dhe ofruar një model 128GB.

Kontrolli me anë të zërit

Së fundit Google ka zhvilluar dhe përmirësuar vazhdueshëm asistentin virtual Assistant ndërsa këtë herë pritet të shohim disa prej fuqive të tij të inteligjencës artificiale.

Motoja “Kërko më shumë nga telefoni yt…” mjafton të na tregojë se diçka po vjen edhe në këtë drejtim. /PCWorld Albanian