Google Photos arrin 100 milionë përdorues në vetëm 5 muaj (Foto)

E publikuar: 21/10/2015 15:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Google njoftoi sot se shërbimi i saj për foto, Google Photos, ka tani më shumë se 100 milionë përdorues aktivë mujorë, shifër historike kjo e arritur brenda pesë muajve të lançimit të aplikacionit. Ky shërbim ofrohet në pajisjet iOS, Android dhe në ueb.

Të arrish 100 milionë përdorues në vetëm pesë muaj është një arritje e madhe, pasi kompanive si Pinterest, Twitter dhe Instagram iu deshën vite që të arrinin këtë shifër historike.

Përveç numrit të përdoruesve aktivë, Google zbuloi gjithashtu disa fakte interesante në lidhje me shërbimin Google Photos. Për shembull, njerëzit shkrepin më shumë foto me qentë se çdo kafshë tjetër; 3 vendet më të fotografuara janë Parisi, Nju Jorku dhe Barcelona; dhe përdoruesit krijojnë 15 milionë foto të animuara dhe albume. Për të parë listën e plotë të fakteve, klikoni këtu.