Google, përditësimet e sigurisë për Meltdown dhe Spectre nuk kanë ngadalësuar kompjuterat

E publikuar: 13/01/2018 07:51
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Google tha ditën e Enjte se ka dërguar përditësimet e para tek përdoruesit që duan të mbrohen nga dobësia e sigurisë Spectre dhe Meltdown me premtimin se nuk ka për të ngadalësuar shërbimet e saj cloud që ofron.

Dy dobësitë në fjalë prekin pothuajse çdo procesor të vjetër por edhe modern prodhuar nga Intel, AMD dhe ARM.

Duke i shfrytëzuar hakerat mund të lexojnë memorien e kompjuterit dhe të vjedhin fjalëkalime. Virtualisht çdo telefon, kompjuter dhe server është në rrezik.

Hulumtuesit pranë Projektit Zero të Google, në bashkëpunim me akademikë dhe hulumtues të fushës së sigurisë nga disa vende të botës raportuan problemet kritike të sigurisë publikisht më 3 Janar.

Firmat e mëdha teknologjike kanë qenë në dijeni të tyre prej muajsh. Google tha se përditësimet për Meltdown dhe Spectre u nisën në Shtator ndërsa në Dhjetor erdhi përditësimi për variantin e dytë të Spectre i cili është edhe më i vështiri për tu rregulluar pa ngadalësuar sistemet.

Microsoft gjithashtu ka publikuar përditësime por në fillim të javës tha se varianti i dytë i Spectre ka ngadalësuar disa kompjutera personalë por edhe serverë me procesorët Intel.

Të Enjten Intel konfirmoi përditësimet për 90% të procesorëve të 5 viteve të fundit. /PCWorld Albanian