Google Pay është duke shtuar opsionin e biletës së imbarkimit dhe biletave të eventeve

E publikuar: 10/05/2018 14:37
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në një lëvizje që sjell portofolin dixhital të Google më afër me Apple, Google po shton bileta mobile për udhëtime dhe argëtime në Google Pay. IPhone ka ofruar mundësinë për të ruajtur biletat mobile – të quajtura “passes” në rastin e Apple-it – brenda aplikacionit Wallet për prakticitet që nga 2012.

Google Pay tashmë ju lejon të bëni këtë me kartat e kreditit dhe kartat e besnikërisë, por tani përdoruesit e Android do të gjejnë imbarkimet digjitale dhe biletat e skanueshme brenda aplikacionit. Southwest Airlines në të vërtetë e shtoi funksionin në aplikacionin e saj një ditë para ngjarjes së Google.

Google ka bashkëpunuar me Urban Airship “për të krijuar eksperienca ku përfshihen biletat dhe kalimet në fluturime.”

Një numër i firmave të udhëtimit dhe argëtimit si Alaska Airlines dhe Regal Cinemas tashmë shfrytëzojnë platformën e Urban Airship, e cila lejon “përditësime në kohë reale (si ndryshimet e kohës së nisjes ), dhe mesazheve të personalizuara brenda kartës dhe përmes njoftimeve të mbylljes së ekranit.” /PCWorld Albanian