Google paralajmëron ardhjen e modeleve buxhetore të Pixel 3 dhe 3 XL

E publikuar: 16/04/2019 10:40
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

“Dicka e madhe po vjen në universin Pixel,” shkruhet në një reklamë të publikuar në Google Store duke na lënë të kuptojmë se telefonët Pixel 3a dhe 3a XL po vinë në Konferencën e Zhvilluesve I/O më 7 Maj.

Detajet e të dy telefonëve kanë rrjedhë në muajt e fundit ndërsa Google pritet të sjellë dy telefonë me çmim më të lirë sesa flagshipët Pixel 3 dhe 3 XL lançuar vitin e kaluar.

Sipas raportimeve linja 3a do të ofrojë të njëjtën performancë kamere, një prej pikave më të forta të Google por do të ulë cilësinë dhe fuqinë në pjesë të ndryshme si materialet përbërëse, rezolucioni i ekranit dhe fuqia e procesorit.

Shumica e spekulimeve janë në një përfundim: Pixel 3a do të ketë ekran 5.6-inç, procesor Snapdragon 670, 4GB RAM dhe kamër 12-megapiksel.

3a XL kalon në 6-inç dhe procesor Snapdragon 710. Qëllimi është të sjellë bazat e linjës Pixel për një çmim më të ulët. /PCWorld Albanian