Google News me verifikim faktesh

E publikuar: 15/10/2016 21:55
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në më pak se një muaj nga zgjedhjet presidenciale amerikane, Google ka nisur shënimin e artikujve ‘fact checking’, pra shkrimet që janë bërë me verifikim faktesh mbi argumenta të ndryshëm, që nga politika, tek shëndeti e shkenca.

Në Google News, shoqëria kaliforniane ka vendosur etiketën “fact check’, që i bashkohet atyre që tashmë janë në përdorim në lajme të ndryshme, “më në thellësi, “editorial”, dhe “më i cituar”.

Për çdo lajme të trajtuar nga media të ndryshme, Google të tregon edhe linkun e një faqeje që ofron ‘fact checking’ mbi atë argument, si për shembull FactCheck.org apo FullFact.org. Kjo është aktive në edicionin amerikan dhe anglez të Google News, dhe në aplikacionin “Google news & weather”, për pajisjet iOS dhe Android./tch/