Google nënshkruan marrëveshje me autoritetet Ruse për Android-in

E publikuar: 18/04/2017 10:47
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Google ka vendosur të tërhiqet nga ekskluziviteti i aplikacioneve të saj në pajisjet Android në Rusi duke mos penguar më instalimin e aplikacioneve nga rivalët.

Autoritetet Ruse të Konkurrencës dhe gjiganti i motorit të kërkimit Google nënshkruan një marrëveshje ditën e sotme e cila do ti japë fund debateve të ashpra lidhur me Android-in në këtë vend.

Google ka vendosur të tërhiqet nga ekskluziviteti i aplikacioneve të saj në pajisjet Android në Rusi duke mos penguar më instalimin e aplikacioneve nga rivalët.

Si pjesë e marrëveshjes Google gjithashtu do të zhvillojë mjetet e duhura nëpërmjet të cilave përdoruesit do e kenë më të lehtë të ndryshojnë motorin kryesor të kërkimit në Android.

Në 2015-ën Rusia doli kundër Google duke thënë se po përdorte pozitat dominuese për të imponuar instalimin e aplikacioneve të saj në pajisjet Android.

Në 2016-ën, Google u gjobit me 7.8 milion dollar. Marrëveshja u arrit ditën e sotme dhe u konfirmua nga motorit i kërkimit.