Google ndryshon strategjinë, braktis Allo për teknologjinë RCS

E publikuar: 20/04/2018 14:30
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Përpjekjet e Google për të kuptuar më mirë “komunikimin” kanë dështuar dhe njëherë tjetër ndërsa kompania përgatitet të ndryshojë drejtim me një aplikacion të ri.

Kompania tha për The Verge se do të ndalonte punën me Allo, të cilin e prezantoi në Shtator të 2016-ës, për të vendosur resurset në shërbim të adoptimit të RCS (Rich Communication Services), një standard komunikimi i cili lidh së bashku SMS-të dhe aplikacionet e tjera të komunikimit.

Strategjia e re do të zhvendosë të gjithë ekipin Allo në Android Messages. Teknologjia RCS standartizon SMS-të.

Konkretisht është e njëjta mënyrë që Apple u mundëson përdoruesve të komunikojnë me iMessage duke përdorur internetin dhe jo SMS me pagesë.

Ndryshe nga Apple, RCS është dizajnuar për të funksionuar me kompani të cilat mund të zhvillojnë vetë aplikacionet e tyre.

Google tha se 55 operatorë janë rekrutuar në mbarë botën për të mbështetur Chat. /PCWorld Albanian