Google mund të ketë një plan për të mposhtur Amazon

E publikuar: 21/03/2018 06:00
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Përgatituni  që të shihni më shumë butona “buy” në kërkimet tuaja në të ardhmen e afërt, pasi kompania e kërkimit po bashkohet me shitësit më të mëdhenj për të konkurruar më mirë me Amazon.

Sipas Reuters, Google është duke u bashkuar me Target, Walmart, Home Depot, Costco dhe Ultra. Në këtë partneritet, Google ka në plan të katalogojë mallrat në internet të çdo shitësi me pakicë dhe të shfaqet së bashku me çdo kërkim për një produkt të caktuar. Ndërsa kompania tashmë prodhon lidhje me shitësit e themeluar dhe ka pasur një seksion të dedikuar për pazar për një kohë të gjatë, kjo duket të jetë një përvojë më e drejtpërdrejtë blerjeje.

Në fund të vitit të kaluar gjatë të “Premtes së Zezë”, ne pamë se Google krijoi një UI të veçantë të plotë me butona të dedikuar të blerjes dhe një eksperiencë ku mund të arriheshin të gjitha pa pasur nevojë të largoheshe  nga motori i kërkimit për një faqe tjetër interneti. Google gjithashtu ka gjasa të mbledhë supergrupin e shitësve për të konkurruar më mirë me Amazon Alexa.

Aktualisht, ju nuk mund të kërkoni që nëpërmjet Google Assistant të blini një paketë gjigante letrash higjienike ose një Pixel 2 të Google ashtu siç mundeni me Alexa, dhe kjo është një hapësirë  gjigante përdoruesish,të cilën kompania do që ta ketë. Për më tepër, raportohet se Google filloi të shikojë këtë  projekt, vetëm pasi pa se dhjetëra miliona  përdorues të motorit të kërkimit ishin në kërkim për imazhet e produkteve ose drejtonin pyetje se ku ata mund të blinin një produkt të caktuar. /PCWorld Albanian