Google Maps tregon stacionet e karikimit për makinat elektrike

E publikuar: 17/10/2018 19:53
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Pasi shtoi një mori opsionesh të reja navigimi në aplikacionin Maps si aktivitetet apo itineratet e vendit të punës, Google erdhi me një risi të re.


Aplikacioni  Maps do të tregojë pikat e karikimit të makinave elektrike. Përdoruesit do të mund të kërkojnë stacionet së bashku me informacionet e nevojshme rreth tyre.

Mjafton të kërkoni “EV Charging Stations” ose “EV Charging” dhe Google Maps do të gjejë pikat e afërta.


Gjithashtu do të tregojë se çfarë portash karikimit janë të disponueshme së bashku me shpejtësinë e karikimit.

Për më tepër përdoruesit mund të lënë vlerësime, të publikojnë dhe dhe të bëjnë komente rreth tyre.

Për momentin do të ofrohen informacione për pikat e karikimit Tesla dhe Chargepoint në mbarë botën.

Funksioni është i disponueshëm sot në Android dhe iOS. /PCWorld Albanian