Google Maps shndërrohet në Facebook Pages Manager me opsionin e ri të ndjekjes së bizneseve

E publikuar: 26/10/2018 17:05
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në muajt e fundit Google Maps ka qenë një prej aplikacioneve më të përditësuara nga gjigandi i motorit të kërkimit me funksione të reja.


Konkretisht janë shtuar funksione si planifikim i udhëtimeve, shpërndarjen ETA, personalizime të rekomanduara e shumë të tjera.

Ditën e djeshme një funksion i ri i cili bën të mundur për përdoruesit të ndjekin bizneset e preferuara ka mbërritur.


Këto biznese mund të jenë restorante, bar ose dyqane. Përdoruesit do të qëndrojnë të informuar lidhur me bizneset që ndjekin.

Me pak fjalë kemi të bëjmë me një version të Facebook Pages Manager por në versionin e Google Maps.

Kompania shpjegon se kur ndiqni një biznes do të shikoni lajme rreth tyre, ofertat, aktivitetet e ardhshme e shumë informacione të tjera.

Opsioni i ri “Follow” do të jetë i disponueshëm për 150 milion biznese në Google Maps. /PCWorld Albanian