Google Maps në desktop tashmë tregon përmasat reale të hapësirave tokësore

E publikuar: 03/08/2018 19:31
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Hapni Google Maps dhe filloni të zgjeroni pamjen. Gradualisht do të vini re se harta nuk është më e sheshtë por një glob interaktiv.

Zgjerojeni plotësisht imazhin toka do të prezantohet si një glob ku hapësira tokësore kanë përmasat e tyre reale.

Siç edhe Google e thotë, ishulli i Grenlandës nuk është në madhësinë e Afrikës.

Por për ta kuptuar më mirë ju ftojmë të ndiqni një video sqaruese publikuar nga Vox për të mësuar atë çfarë Google kërkon të tregojë.

Në hartat e sheshta është e pamundur të tregohet madhësia reale. Objektet në veri dhe jug deformohen duke u zmadhuar ndërsa ato në pjesët ekuatoriale ngushtohen.

Hartat e sotme bazohen në projektimin Mercator, i cili tregon madhësinë reale vetëm për hapësirat në ekuator.

Tashmë Google Maps i përdorur në desktop tregon përmasat reale të hapësirave tokësore. /PCWorld Albanian