Google Maps me një dizajn të ri ikonash

E publikuar: 16/11/2017 11:34
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Google lajmëroi përmes një postimi në blog se ka përditësuar dizajnin e aplikacionit dhe shërbimit Google Maps me në fokus informacionin.

Gjigandi i motorit të kërkimit tha se hartat do të përditësohen me një skemë të re ngjyrash, ikona të reja për të identifikuar lehtësisht vendodhjet si kishat, xhamitë, kafenetë, restorantet, muzeumet dhe spitalet jo thjesht me një simbol por një ngjyra korresponduese.

Konkretisht nëse dikush kërkon të gjejë një restorant apo kafene, ata mund të hapin Google Maps dhe ikona më e afërt në ngjyrë portokalli përfaqëson një restorant.

Ja si Google shpjegon ikonografinë e re:

Këto ndryshime do të inkorporohen edhe në Google Assistant, Search, Earth dhe Android Auto. Gjithashtu do të jenë pjesë edhe e uebsajteve dhe produkteve të palëve të treta që përdorin API-të e Google Maps. /PCWorld Albanian