Google Maps do të përdorë kamerën e smartfonit për të përcaktuar vendndodhjen tuaj

14.02.2019 01:35
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Google Maps do të përdorë kamerën e smartfonit për të përcaktuar vendndodhjen tuaj

Ju ka qëlluar të dilni nga një metro i vonuar për një takim pa asnjë detaj se nga duhet të shkoni? Sigurisht aplikacionet si Google Maps mund tu tregojnë drejtimin megjithatë jo pak herë të dhënat nuk janë të sakta.

Së pari duhet të filloni të ecni për të mësuar se nga cila anë po shkoni duke parë drejtimin e pikës blu që lëviz.

Nëse nuk po lëviz në drejtimin që dëshironi të shkoni atëherë kompasi ka nevojë të kalibrohet dhe kështu duhet të filloni të rrotulloni telefonin në formën e një 8 derisa të rregullohet.

Pasi të keni kalibruar GPS dhe jeni duke ecur, çuditërisht vendndodhja juaj “rrëshqet” dy blloqe më tutje.

Kjo ndodh kur jeni në një qytet të mbipopulluar dhe saktësia e GPS reduktohet për shkak të ndërtesave të larta.

Google është në dijeni të gjithë këtyre ngërçeve të cilat na humbasin kohë dhe luajnë me durimin tonë dhe për këtë ka një zgjidhje që quhet Global Navigation duke kombinuar kamerën, me GPS dhe të dhënat e kompasit për të gjetur pozicionin tuaj me saktësi të lartë.

Teknologjia bazohet në metodën Visual Positioning System i cili krijon një hartë duke kombinuar imazhet e vendeve përreth jush.

Falë Street View Google ka krijuar një indeks të detajuar të VPS. Gjithashtu do të përdoret edhe inteligjenca artificiale për këtë funksion.

Google ende po punon në teknologjinë në fjalë e cila nuk është bërë e disponueshme. Filloi ta testonte me Guidat Lokale së bashku me navigimin e bazuar në realitetin e shtuar. /PCWorld Albanian

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Lego i përgjigjet telefonëve me ekrane me palosje të Samsung dhe Huawei

Lego i përgjigjet telefonëve me ekrane me palosje të Samsung dhe Huawei

Vaji që lufton kancerin e mushkërive

Vaji që lufton kancerin e mushkërive

Aplikacioni Mail në Windows 10 pajiset me “Dark Mode”

Aplikacioni Mail në Windows 10 pajiset me “Dark Mode”

Si të bëni lëngun me mollë e kumbulla të thata që mjekon zorrën e trashë

Si të bëni lëngun me mollë e kumbulla të thata që mjekon zorrën e trashë

Orët inteligjente, Apple udhëheq bindshëm

Orët inteligjente, Apple udhëheq bindshëm

Opera sjell shfletuesin me portofolin e kriptomonedhave në iOS

Opera sjell shfletuesin me portofolin e kriptomonedhave në iOS

Mungesa e gjumit dëmton aftësinë riparuese të qelizave të trurit

Mungesa e gjumit dëmton aftësinë riparuese të qelizave të trurit

“ji32k7au4a83″ mund tu duket fjalëkalim i vështirë por është një prej më të hakuarve

“ji32k7au4a83″ mund tu duket fjalëkalim i vështirë por është një prej më të hakuarve

Apple adreson “Flexgate” në laptopët MacBook Pro

Apple adreson “Flexgate” në laptopët MacBook Pro

Miomët e mitrës

Miomët e mitrës

Huawei thirrje për krijimin e standardeve të përbashkëta të sigurisë kibernetike

Huawei thirrje për krijimin e standardeve të përbashkëta të sigurisë kibernetike

Në mungesë të pemëve, zogjtë ndërtuan fole gjigante nëpër shtyllat e telefonit (Foto)

Në mungesë të pemëve, zogjtë ndërtuan fole gjigante nëpër shtyllat e telefonit (Foto)

Corning po punon një xham fleksibël për të zëvendësuar plastikën tek smartfonët me ekrane me palosje

Corning po punon një xham fleksibël për të zëvendësuar plastikën tek smartfonët me ekrane me palosje

Ushqimet me sasi të lartë të kolesterolit nuk shkaktojnë sëmundje të zemrës

Ushqimet me sasi të lartë të kolesterolit nuk shkaktojnë sëmundje të zemrës

Shkrepi në momentin e duhur, fotografoi pilotin e aeroplanit ushtarak që shikonte drejt tij (Foto)

Shkrepi në momentin e duhur, fotografoi pilotin e aeroplanit ushtarak që shikonte drejt tij (Foto)

Misteri që rrethon QuadrigaCX, zbulohen bosh portofolët e themeluesit

Misteri që rrethon QuadrigaCX, zbulohen bosh portofolët e themeluesit