Google lëshon aplikacionin e video-thirrjeve

E publikuar: 16/08/2016 19:58
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Gjiganti i internetit Google ka lansuar aplikacionin e bisedave me video, të quajtur Duo.

Aplikacioni është i ngjashëm me opsionet e tjera të video-thirrjeve, si FaceTime i kompanisë Apple, Skype i Microsoft-it dhe Messenger i Facebook-ut.

Dallimi i vetëm është se Duo u jep përdoruesve një paraqitje të shkurtër të telefonuesit dhe, në këtë mënyrë, u ndihmon të vendosin nëse duan të përgjigjen ose jo.

Në muajt e ardhshëm, kompania amerikane Google planifikon të lansojë edhe një aplikacion të ri të mesazheve, të quajtur Allo, i cili do të mundësojë përgjigje automatike.