Google lançon një aplikacion të pavarur detyrash

E publikuar: 25/04/2018 17:05
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Google më në fund pranoi hendekun e lënë në suitën e produktivitetit mungesa e një aplikacioni detyrash.

Së bashku me linçimin e Gmail-it të ri, kompania prezantoi Google Tasks i cili do të jetë i integruar me postën elektronike.

Në Gmail përdoruesit mund të krijojnë detyra direkt në Google Tasks. Ky aplikacion do të jetë i pavarur dhe i disponueshëm në iPhone dhe Android.

Ai vjen së bashku me Google Keep, Assistant dhe Calendar për të përmirësuar më tej produktivitetin e përdoruesve.

Dizajni është i thjeshtë dhe i pastër. Aktualisht aplikacioni është i fokusuar në disa elementë si integrimi i e-mail-ve, krijimi i detyrave dhe vendosja e datave.

Kompania qëndroi e heshtur lidhur me funksionalitetet e avancuara të aplikacionit në një të ardhme të afërt si vendosja e prioriteteve, kategorive dhe etiketave. /PCWorld Albanian