Google kundërpërgjigjet ankesave për ekranin e Pixel 2 XL, rrit garancinë në dy vite

E publikuar: 27/10/2017 17:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Google tha se do të dyfishojë garancinë e flagshipëve të rinj, Pixel 2 dhe Pixel 2 XL, pas ankesave rreth ekraneve të telefonëve.

Disa analistë kanë zbuluar një djegie të ngjyrave të ekranit pas pak javësh përdorim të telefonit.

Kompania tha se ky efekt ishte pjesë e çdo telefoni premium me ekran OLED. Megjithatë premtoi një përditësim sigurie i cili do të maksimizojë jetëgjatësinë e ekranit.

Garancia për Pixel 2 dhe Pixel 2 XL do të jetë dy vite, në vend të një edhe pse në Evropë kjo është një standard.

Pixel 2 XL, i cili duket se është modeli i prekur nga ky problem, është i disponueshëm vetëm në SHBA.

Telefoni i parë i kësaj linje mori vlerësime të larta vitin e kaluar edhe pse shitjet e tij përbënin vetëm 0.5% të tregut global të telefonëve.

Lidhur me kërcitjen që dëgjohet brenda Pixel 2, Google rekomandonte përdoruesit të fiknin NFC-në e cila përdoret për të kryer pagesa ndërsa theksoi se një përditësim është duke u zhvilluar. /PCWorld Albanian