Google krijon një aplikacion vetëm për të rinjtë

E publikuar: 31/10/2015 13:18
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Meqë nuk pati edhe aq sukses me Google+, gjiganti i kërkimit do t’iu bashkohet sërish rrjeteve sociale me një aplikacion të ri, i quajtur “Who’s Down”. Ky aplikacion është krijuar posaçërisht për të rinjtë.

Siç mund të shihni edhe në foton e mësipërme, aplikacioni ju lejon të njoftoni miqtë tuaj se jeni gati për çdo gjë (për shembull, për të drekuar, për të parë film, punuar etj), duke ju ndihmuar kështu që të lidheni me njerëz të tjerë që janë gjithashtu të gatshëm t’ju bashkohen juve.

Aplikacioni, i cili është në dispozicion për pajisjet iOS dhe Android, funksionon aktualisht vetëm me ftesa. Ai është krijuar vetëm për adoleshentë, pasi kur regjistrohesh për ta përdorur, ju duhet të shkruani emrin e shkollës si dhe adresën e email-it.

Për të marrë më shumë informacione mbi këtë aplikacion, klikoni tek kjo faqe./krokodili/