Google ka shitur vetëm 3.9 milion telefonë Pixel në 2017

E publikuar: 14/02/2018 05:55
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Plot 16 muaj nga debutimi në Tetor të 2016-ës, familja e telefonëve Google Pixel, shitjet nuk kanë qenë aq të kënaqshme.

Sipas të dhënave të fundit që vine nga IDC-ja, Google shitur 3.9 milion telefonë Pixel dhe Pixel 2 në 2017-ën.

Kjo shifër është e papërfillshme kur numri total i shitjeve është 1.5 miliardë telefonë. Më pak telefonë Pixel janë shitur gjatë një viti sesa ka pasur shitje iPhone në një javë.

Megjithatë sipas IDC-së shitjet po shkojnë në drejtimin e duhur. Sipas Kantar Worldpanel shitjet janë dyfishuar në 2017-ën.

Por ende ngelen shifra të papërfillshme thuajse edhe pse Google nuk ka qenë asnjëherë më pare kaq e përkushtuar në prodhimin e harduerit.

Së fundi bleu ekipin e dizajnit të HTC-së për 1.1 miliard dollarë. /PCWorld Albanian