Google integron Dropbox dhe Box në aplikacionin Gmail për G Suite

E publikuar: 19/10/2018 04:38
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ditën e sotme Google prezantoi integrimet e reja të Gmail për G Suite, një shërbim të cilin e ofron për klientët biznes.


Tashmë përdoruesit e G Suite mund të kryejnë veprime nga aplikacione popullore pa u larguar nga Gmail.

Në mesin e tyre është shërbimi i njohur cloud Dropbox ku përdoruesit mund të shtojnë lidhje të skedarëve në Dropbox dhe të shkarkojnë të dhëna nga Gmail.


Gjithashtu një integrim i ri është shërbimi tjetër cloud Box ku mund të dërgoni të dhëna direkt.

Kur Gmail gjurmon një lidhje të dërguar nga shërbimet Jira dhe BitBucket, integrimi i Atlassian Cloud bën të mundur kryerjen e disa proceseve nga Gmail.

Së fundi nëse përdorni Egnyte, përdoruesit e Gmail mund të ruajnë të dhëna pa u larguar nga posta elektronike

Integrimet e shërbimeve të palëve të treta kanë ardhur duke u shtuar në Gmail ashtu si edhe popullariteti i platformës së Google. /PCWorld Albanian