Google i shpall luftë Russia Today dhe Sputnik në rezultatet e kërkimit

E publikuar: 21/11/2017 15:09
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Google do të zhvendosë drejt fundit rezultatet e kërkimit të cilat kanë përmbajtje nga Russia Today dhe Sputnik si një përgjigje ndaj akuzave të bëra nga Shtetet e Bashkuara në drejtim të Kremlinit për ndërhyrje në zgjedhjet presidenciale.

Kryetari i bordit të Alphabet Eric Schmidt tha se gjigandi i motorit të kërkimit ka parë të nevojshme ndalimin e përhapjes së keqinformimit.

Russia Today është përshkruar nga agjencitë Amerikane të inteligjencës si makineria shtetërore Ruse e propagandës.

Publikimet thanë se kjo lëvizje është censurim. Deklaratën Schmidt e dha gjatë një Forumit Ndërkombëtar Sigurie që po mbahet në Halifax të Kanadasë.

Më pas ai përmendi dy mediat Ruse si shembull të keqinformimit. Në Tetor Twitter tha se do të bllokonte reklamimin për Russia Today dhe Sputnik.

Kremlini vazhdimisht ka mohuar akuzat për ndërhyrjen në zgjedhjet presidenciale Amerikane në 2016-ën. /PCWorld Albanian