Google finalizon blerjen e një pjesë të HTC-së për 1.1 miliardë dollarë

E publikuar: 31/01/2018 07:15
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Google lajmëroi se ka finalizuar marrëveshjen 1.1 miliard dollarëshe për të blerë biznesin e harduerit të HTC-së.

Blerja e lajmëruar në Shtator të 2017-ës ka marrë aprovimin e autoriteteve rregullatorë dhe tashmë është finalizuar.

Përveç transferimit të 2,000 inxhinierëve të HTC-së – rreth 1/5 e ekipit inxhinierik të HTC – Google do të fitojë licencën jo ekskluzive të pronësisë intelektuale të prodhuesit Tajvanez.

HTC do të mbajë divizionin Vive VR dhe do të vijojë të prodhojë telefonë. Google jo vetëm që tashmë ka ekipin e HTC që prodhuar telefonët Pixel por gjithashtu i jep një bazë të re inxhinierike në Tajpei. /PCWorld Albanian