Google e njeh kodin telefonik të Kosovës +383 (Foto)

E publikuar: 29/09/2016 00:03
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Përderisa delegacioni i Kosovës ka rezervuar katër ditë për bisedime rreth kodit telefonik me palën e Serbisë në kuadrin e dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, rrjeti i kërkimit në internet Google duket se ka ‘ecur’ një hap para politikës.

Një kërkim i thjeshtë në gjuhën angleze në Google me “kodi telefonik i Kosovës” e jep rezultatin për të cilin Prishtina dhe Beogradi janë duke biseduar me vite të tëra.

Google tregon se Kosova tashmë e ka kodin telefonik +383 sado që për këtë ende nuk është arritur marrëveshje politike. (Link)

kodi-telefonik-google