Google Duo me video telefonata me 8 persona njëherazi

E publikuar: 25/05/2019 00:15
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Google Duo, aplikacioni Android i komunikimit me video, fitoi mbështetjen për te video telefonat me 8 persona njëherazi.

Megjithatë është shumë larg asaj çfarë rivalët ofrojnë si Facebook me 32 persona, Skype me 50 persona dhe Messenger me 50 persona.

Vetëm WhatsApp ngelet pas Duo në këtë drejtim me vetëm 4 persona. Funksioni i ri është i disponueshëm nga dita e sotme në iOS dhe Android.

Funksioni është ekskluziv vetëm për aplikacionin mobil. Aplikacioni në ueb Duo i lançuar në fillim të këtij viti nuk përfiton nga kjo risi. Aktualisht video telefonatat nga shfletuesi janë luks vetëm i Hangouts i cili nga viti i ardhshëm do të jetë i disponueshëm vetëm për bizneset.

Së bashku me thirrjet në grup, Duo vjen me një modalitet për kursimin e pakos së internetit në disa vende të botës. Shërbimi është bërë mjafton popullor në Indi, Indonezi dhe Brazil.

Video mesazhet të cilat përdoruesit i lënë kur një person nuk i përgjigjet telefonatës tashmë mund të përshtaten me tekst dhe emoji në aplikacionin Duo. /PCWorld Albanian