Google Drive vjen me dizajnin material në Android dhe iOS

E publikuar: 13/03/2019 15:05
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Google Drive për telefonët tashmë është përditësuar me estetikën e re të aplikacionit Gmail. Shërbimi cloud vjen me Dizajnin Material të ri me elementë që e bëjnë më të lehtë të përdoret në ekrane të vogla.

Google Drive për iOS dhe Android tashmë vinë me tabin Home që është i disponueshëm në versionin ueb prej kohësh dhe tregon skedarë që mendon se janë më të rëndësishme për ju.

Këto skedarë përcaktohen nga disa faktorë si momenti i fundit që keni edituar një skedar, apo skedarët specifikë që shpërndani më shumë.

Navigimi i aplikacioni në fund të ekranit është më intuitiv dhe e bën më të thjeshtë kaloni nga hapësirat Home, Starred, Shared dhe Files. Paneli i navigimit është më i aksesueshëm në seksione të ndryshme edhe me faqen Team Drives.

Duke folur për Team Drives, tashmë ky panel shfaqet ngjitur me My Drive në seksionin Files. Së fundit menunë e veprimeve që aksesoni për çdo sekdar dhe folder, vendos në krye të listës veprimet me të përdorura.

Google Drive i ridizajnuar është i disponueshëm për të gjithë përdorues edhe pse ato të iOS do ta marrin të parët. Në Android vjen më 18 Mars. /PCWorld Albanian