Google dorëzon Tango-n, zhvendos resurset drejt ARCore

E publikuar: 18/12/2017 15:59
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Google vendosi ti jepte fund rrugëtimit të projektit të realitetit të shtuar Tango për tu fokusuar në ARCore.

Mbështetja për Tango përfundon më 31 Mars 2018. Lëvizja erdhi në një moment kur Google po shton mbështetjen për ARCore, platformën e saj të zhvillimit të përmbajtjeve të realitetit të shtuar.

ARCore është ende në fazat e para por Google e sheh si një platformë me potencial më të lartë sesa Tango.

Projekti Tango ka qenë gjithmonë një nismë ambicioze dhe kishte plane të mëdha për botën e mjekësisë por edhe si një guide turistike.

Profilit të lartë i projektit ka qenë një prej pengesave kryesore të adoptimit në masë. Shpresojmë se Google do të marrë më të mirën e Tango dha ta inkorporojë në ARCore. /PCWorld Albanian