Google dhe WhatsApp përkrahin kodin telefonik +383 të Kosovës

E publikuar: 24/03/2018 00:26
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Shkurt Viber u bë ndër shërbimet e para që adoptonte kodin e ri telefonik të Kosovës.

I miratuar nga Unioni Ndërkombëtar i Telekomunikacionit në Dhjetor të 2016-ës dhe i botuar në buletinin operacional të prefikseve të shteteve, kodi telefoni i Kosovës kaloi përmes një mori peripecish 2 vjeçare si rezultat i mosdakordësive mes Prishtinës dhe Beogradit.

Tashmë listës së shërbimeve që mbështetin kodin +383 të Kosovës ju bashkuan edhe gjigandi i motorit të kërkimit Google si dhe platforma e komunikimit WhatsApp.

Qytetarët mund të regjistrohen në WhatsApp me kodin e ri telefonik të Kosovës ndërsa përdoruesit të cilët shfrytëzojnë verifikimin me dy faktorë (2FA) të Google gjithashtu nuk do të kenë probleme të qasen në llogaritë e tyre.

Ditëve të fundit në Kosovë janë ngritur shqetësime për mos adoptimin e gjerë të kodit +383 nga shërbimet online.

Nëse autoritetet vendosin ndalimin e shpejtë të kodeve të huaja +381 dhe +377, aksesi i qytetarëve do të bllokohet në disa shërbime. /PCWorld Albanian