Google apelon gjobën 2.4 miliard Euroshe të Komisionit Evropian

E publikuar: 14/09/2017 22:28
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Google tha të Hënen se kishte apeluar vendimin e Komisionit Evropian për të gjobitur gjigandin e motorit të kërkimit me gjobë rekord prej 2.4 miliard Eurosh.

Më 27 Qershor, Komisioni tha se Google ka abuzuar me pozitat dominuese në Evropë duke favorizuar shërbimet e saj në kurriz të rivalëve në rezultatet e kërkimit.

Komisioni kishte kërkuar nga Google ndalimin e një praktike të tillë brenda datës 28 Shtator.

Hetimi ndaj Google daton që nga 2010-ta. Akuzat formale u bënë përgjatë periudhës 2015 – 2016 ndërsa Google vazhdimisht ka refuzuar pretendimet e Komisionit.

90% e kërkimit në internet kryhet përmes Google në Evropë. Sipas Komisionit që nga 2008-ta Google shfaqte në krye të rezultateve të kërkimit shërbimet e saj të blerjes online.

Sipas shefes së anti monopolit Margaret Vestager Google ka abuzuar me pozitat dominuese duke favorizuar shërbimin e saj të shitblerjes në rezultatet e motorit të kërkimit. /PCWorld Albanian