Google Allo Web i disponueshëm në iOS, Firefox dhe Opera krahas Chrome dhe Android

E publikuar: 04/10/2017 15:27
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Pas muajsh të tërë premtimesh, Google më në fundi lançoi një version ueb të aplikacionit Allo në Gusht.

Megjithatë mbështetja ishte e limituar në Chrome dhe vetëm për versionin Android. Sot Google me anë të një përditësimi tha se krahas Android do të shtohet mbështetja edhe për iOS.

Por jo vetëm sepse shfletuesit Firefox dhe Opera i bashkohen gjithashtu festës.

Ishte shefi i produktit Allo që lajmëroi ekspansionin e mbështetjes në iOS, Firefox dhe Opera.

Në mënyrë që të funksionojë, përdoruesit duhet të kenë të instaluar versionet më të fundit të Allo në Android dhe iOS. Sapo aplikacioni të jetë instaluar, klikoni menunë hamburger në skajin e majtë të aplikacionit dhe përzgjidhni Allo for Web.

Më pas vizitoni allo.google.com/web dhe lidheni me anë të kodit QR duke vendosur kamerën e telefonit përpara ekranit. Pas ca sekondash të gjitha bisedat tuaja do të sinkronizohen. /PCWorld Albanian