Gomes drejt transferimit në Ligën Premier, Arsenal dhe Tottenham në garë për portugezin

E publikuar: 13/07/2018 05:42
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Andre Gomes po kalon ditët e tij të fundit si futbollist i Barcelonës.

Mesfushori portugez nuk ka pasur hapësirat e duhura nën drejtimin e Ernesto Valverdes.

Në shumicën e ndeshjeve, Gomes ka qëndruar në bankën rezervë.

Kësisoj portugezi ka vendosur të largohet nga Camp Nou gjatë këtij afati kalimtar të verës.

Në garë për shërbimet e tij janë futur dy skuadrat londineze, Tottenham Hotspurs dhe Arsenal.

Andre Gomes (Getty Images)

Sipas medieve angleze, dy klubet londineze janë të gatshme të shpenzojnë deri në 35 milionë funte për të.

Arsyeja që Gomes nuk morri pjesë në Kampionatin Botëror, ishte se kishte pak minuta në fanellën e Barcelonës.

Largimi i Gomes nga Cam Nou pritet të ndodhë brenda muajit korrik. /Telegrafi/