Gomari i Isa Mustafës bëhet lajm edhe në Serbi(FOTO)

E publikuar: 29/08/2015 14:52
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Gjuha që ka përdorur Kryeministri Isa Mustafa në postimet e fundit dhe në paraqitjet televizive ka tërhequr vëmendjen e medieve të rajonit.

Kështu Mustafa është bërë lajm edhe në Serbi me deklaratën në televizionin publik se i kërkon falje gomarit e jo Albin Kurtit që e ka krahasuar me një gomar.

Kjo është plasuar edhe në mediat serbe, sipas të gjitha gjasave si një kuriozitet nga Kosova e mbase edhe si diçka e pazakontë kur është në pyetje gjuha që duhet ta përdorë një kryeministër.