Golf 8 me dizajn të veçantë (Foto)

E publikuar: 28/04/2015 19:15
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Gjiganti automobilistik, Volkswagen, ka dhënë sinjal se gjenerata e ardhshme e Golfit mund të vijë në versionin Targa, që do të thotë gjysmë kabrio.

Përpos modelit klasik kabrio, Volkswageni pritet të lansojë edhe versionin Targa, të cilit kulmi i largohet manualisht dhe jo në mënyrë automatike.

Ky koncept i variantit Targa ishte shpalosur vitin e kaluar në Geneva Motor Show, por nuk ishte premtuar për modelin e ardhshëm të Golfit.

“CarAdvice” mëson se Volkswageni është duke konsideruar seriozisht këtë stil të trupit për ta shtuar në familjen e Golfit.

Golf 8 pritet të vijë në vitin 2017 dhe sipas të gjitha gjasave do të ketë marsh me dhjetë shpejtësi.