Golem, shpërthim me tritol në një banesë, dëmtohen edhe shtëpitë që ndodhen pranë

E publikuar: 04/04/2015 22:28
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një shpërthim i fuqishëm është verifikuar mbrëmjen e së shtunës në një banesë në Golem të Durrësit, në vendin e njohur si Pishat e Buta.

Lajmin e bëjnë të ditur burime policore lokale, sipas të cilave nga shpërthimi nuk ka persona të lënduar, por dëme të mëdha materiale, të cilat nuk kanë kursyer as shtëpitë përreth.

Sipas burimeve, agjentët e policisë kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe nga mbikëqyrja e parë që kanë bërë kanë ngritur dyshimet se shpërthimi mund të jetë realizuar me eksploziv.

Burimet shtojnë më tej se agjentët e antikrimit kanë nisur mbledhjen e informacioneve për të identifikuar pronarët e shtëpisë dhe janë vënë në kërkim të dëshmitarëve të mundshëm, me qëllim që të hedhin dritë mbi sa ka ndodhur. tr