Gold AG kërcënon fansin e Unikkatilit: Jam arab dhe të prej fytin

E publikuar: 04/08/2015 15:06
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Nu​k ka shumë ditë që reperi Unikkatil lansoj projektin ‘Për qato’, këngë kjo që fansat e tij e cilësuan si ‘diss’ për reperët Noizy, Ghetto Geasy, Duda dhe Gold AG

E pasi mori një epitet të tillë, kjo këngë u bë mollë sherri mes fansave të grupit TBA dhe reperit Gold Ag.

Madje, ky i fundit po i kërcënon ata duke u thënë se është arab dhe se i prenë në fyt. Gjithashtu nuk mungojnë as të sharat me fjalët më banale.

Të paktën kështu kuptohet nga disa fotografi të nxjerra në një grup në rrjetin Facebook ku shihen se si ata shahen me reperin Arian Agushi në llogarinë e tij në Facebook.

Përpos që është shqetësuese se si reperi Gold Ag i kërcënon ata, në sy bie edhe fakti se si ai e pranon që është arab pasi që shumë herë e ka paraqitur anën e tij patriotike transmeton Tribuna.

Për të parë bisedën tyre më poshtë keni fotografitë.

E se llogaria e Goldit është reale e dëshmon fotografia më poshtë ku shihet se fotoja e profilit është e njëjtë me atë në biseda si dhe vendi ku ai jeton.

1

2