Golashënuesi më i mirë në Brazil, Gabigol me katër oferta nga Anglia

E publikuar: 16/11/2018 07:55
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Gabriel Barbosa i njohur si Gabigol u transferua me shumë bujë nga Santosi te Interi në vitin 2016.

Skuadra italiane pagoi rreth 30 milionë euro për talentin brazilian, por që nuk i arriti asnjëherë pritshmëritë.

Tinejxheri brazilian nuk u ambientua dot me Serie A dhe u huazua edhe në Portugali te Benfica por pa sukses.

Gabigol u huazua në janar tek klubi i tij i fëmijërisë Santos dhe ka shkëlqyer.

Këtë edicion braziliani ka realizuar 16 gola duke mbajtur vendin e parë në listën e golashënuesve në Brazil.

22-vjeçari do të qëndrojë edhe dy muaj në Santos për tu larguar pasi i mbaron huazimi.

Interi nuk do ta mbajë lojtarin, por për të tanimë kanë ardhur disa oferta nga elita e futbollit anglez.

Katër skuadra angleze kanë shprehur dëshirë për transferimin e Gabigolit në Ligën Premier.

Gabriel Barbosa sa ishte pjesë e Interit. (Photo by Maurizio Lagana/Getty Images/Guliver)

West Ham United, Everton, Crystal Palace dhe Wolverhampton janë ekipet që e duan lojtarin.

Në anën tjetër edhe Atletico Madrid e dëshiron në La Liga dhe Olympique Marseille në Ligue 1.

Interi është gati ta lë të lirë lojtarin nëse vije një ofertë prej 25 milionë eurove. /Telegrafi/