Gola dhe karton i kuq për Neymar, klasikja franceze përfundon baras (Video)

E publikuar: 23/10/2017 02:05
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Java e dhjetë në Ligue 1 ka sjellë derbin ndërmjet Olympique de Marseille dhe Paris Saint Germain që është zhvilluar në Stade Velodrome.

Dueli i njohur si ‘Le Classique’ ka përfunduar me rezultat të barabartë 2-2.

Goli i parë u realizua nga Luiz Gustavo (16’), i cili dërgoi një goditje të pandalshme nga largësia.

Rezultati u barazua nga Neymar (33’) dhe me shifra identike skuadrat shkuan në pushim.

Florian Thauvin e riktheu epërsinë e vendasve pas asistimit nga Clinton N’Jie (78’).

Në vazhdim, Neymar i mori dy kartonë të verdhë brenda pak minutash dhe u përjashtua me karton të kuq (87’).

Një gol dhe karton i kuq për Neymar (Twitter)

Për ta shpëtuar PSG-në nga humbja, u kujdes Edinson Cavani duke shënuar në minutat shtesë nga gjuajtja e lirë (90’+3).

Paris Saint Germaini vazhdon kryesimin në Ligue 1 me 26 pikë nga tetë fitore dhe dy barazime.

Olympique de Marseille renditet në vend të pestë me 18 pikë nga pesë fitore, tri barazime dhe dy humbje.

Në xhiron e radhës, PSG luan kundër Nice, ndërsa Marseille përballet me Lille. /Telegrafi/