Gola dhe dramë – derbi në Old Trafford ndahet baras mes Unitedit dhe Arsenalit

E publikuar: 06/12/2018 04:18
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një ndeshje mjaft interesante u zhvillua në Old Trafford ku Manchester United dhe Arsenal janë ndarë me rezultat të barabartë 2-2.

Afro 70 mijë shikues në Old Trafford u argëtuan me një ndeshje dinamike nga fillimi i takimit.

United kishte dominimin në këtë takim nga fillimi i takimit, por golin e gjeti i pari Shkodran Mustafi.

Një harkim nga Lucas Torreira e gjeti shqiptarin shtatlartë që goditi me kokë në formë të papërshtatshme për David de Gean i cili nuk arriti që të intervenonte mirë dhe topi kaloi vijën fatale (26′).

Foto: Michael Regan/Getty Images/Guliver

Nuk kaloi shumë kohë dhe United u kundërpërgjigj kur pas një tollovie në zonë (30′) ishte Anthony Martial ai që realizoi për 1-1 nga afërsia.

Shumë lojë e ashpër u zhvillua dhe deri në fund të pjesës së parë u shpërndanë pesë kartonë të verdhë.

Në pjesën e dytë ritmi i lartë vazhdoi po ashtu dhe shpejt myasfirët gjetën edhe golin e epërsisë.

Lacazette në minutën e 68-të shfrytëzoi një gabim nga Marcus Rojo për të shënuar për 2-1 dhe epërsinë.

Foto: Michael Regan/Getty Images/Guliver

Në rastin tjetër menjëherë Jese Lingard realizoi (69′) për 2-2 dhe barazimin e rezultatit e gëzimin e vendasve.

Deri në fund të takimit De Gea bëri një varg intervenimesh të pabesueshme, ndër të cilat një gjuajtje të Aubameyang.

Në çastet finale ishte edhe një intervenim i De Geas pas gjuajtjes së Hector Bellerin që shpëtoi vendasit nga humbja.

Barazimi nuk i përshtatej asnjë prej skuadrave, pasi Arsenali gjendet tash në vendin e pestë me 31 pikë, 10 pikë më pak se City në pozitën e parë dhe tetë më pak se Liverpooli në vendin e dytë. /Telegrafi/

s