Gol i jashtëzakonshëm në Shqipëri, Xhevahir Sukaj realizon nga gjysma e fushës

E publikuar: 07/04/2018 15:09
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kampionati shqiptar i futbollit është bërë mjaftë interesant në vitet e fundit.

Përveç investimeve të mëdha në klube, superiorja ka kthyer edhe tifozët e shumtë në stadiume.

E në këtë kampionat nuk kanë se si të mungojnë edhe golat e bukur dhe spektakolar.

Një gol i jashtëzakonshëm është shënuar sot nga Xhevahir Sukaj i Vllaznisë së Shkodrës.

Ylli shkodran ka shënuar golin e tretë kundër Lushnjës.

Nuk ishte gol do si do, por ishte gol spektakolar pasi Sukaj realizoi nga gjysma e fushës. /Telegrafi/