Goditi zv.drejtorin e policisë me “Audi” të blinduar, flet për herë të parë biznesmeni

E publikuar: 20/09/2017 09:46
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ditën e djeshme policia e Elbasanit deklaroi se binzesmeni i njohur nga Elbasani, Petrit Çela është shpallur në kërkim, pasi akuzohej se ka përplasur me makinën e tij të blinduar automjetin e zv.drejtorit të policisë, gjatë një aksioni për sekuestrimin e makinave luksoze.

Ai flet për herë të parë lidhur me këtë ngjarje për News 24 dhe sqaron se është një lajm i rremë, shpallja e tij në kërkim.

“ Nuk isha i shpallur në kërkim, shkova në polici. Jam shoqëruar në polici për të dhënë shpjegime. Natën e incidentit tregu ishte i mbyllur. Policia kontrolloi dhe banesën time. Nuk kishin vendim gjykate për kontroll në treg”, u shpreh biznesmeni.

Autori është Petrit Çela, biznesmen i njohur në Elbasan, pronari i Tregut Agro-Ushqimor në këtë qytet.