Godet tërmeti Tiranën dhe zonat përreth

E publikuar: 08/06/2020 17:45
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një tërmet me magnitudë prej 5 ballë të Rihterit ka goditur Shqipërinë sot rreth orës 15:50.

Lëkundjet e forta u ndienë për disa sekonda në kryeqytet, ndërsa sipas sallës së sizmiologjisë në institutin e gjeoshkencave epiqendra ka qenë 58 km në veri të Tiranës dhe 18 km në lindje të Rrëshenit.

Drejtori i Departamentit të Sizmiologjisë Rexhep Koçi ka sqaruar për Ora News edhe të dhënat e regjistruara nga tërmeti.

Lëkundje të forta janë regjistruar edhe nga sallat operative të rajonit.

Tërmeti është ndie edhe në Kosovë, Maqedoni dhe Malin e Zi.