Godet Halil Matoshi: Ceremonitë kombëtare janë shndërruar në biznes dhe votë

E publikuar: 10/06/2015 11:44
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Analisti i çështjeve politike, Halil Matoshi e ka quajtur ceremoninë e rivarrimit të eshtrave të Isa Boletinit, patriotizëm ceremonial që sipas tij, nuk ka të bëjë asgjë me figurat historike apo me heronjtë. Ja postimi i tij në rrjetin social Facebook.

Patriotizem kot me bollek – buke e pune pak…

Patriotizmi ceremonial nuk ka t’baj asgja me figurat historike, me herojt por ai shpreh kasten politike ne pushtet, ata flasin me gjuhen e fortë patriotike, tentojnë ta monopolizojnë historinë, përmes manipulimit të saj. Pra ceremonialet kuazikombëtariste me permendore, kulla e eshtna, sidomos në vendet e varfëra, janë shnderrue ne biznes dhe votë: Dikush i fiton paret, dikujt i jepet shansi me fole e me bertite per me e ba patriotin, qe nesër ta marrë dhe votën e dikush qe te dyjat, edhe paret edhe patriotizmin.
Humbesi i madh asht qytetari (populli) qe paguen taksat dhe qe i merret e drejta për me i ditë faktet historike.