Godet Fatmir Sejdiu: Isa Mustafa e ka kapur LDK-në!

E publikuar: 01/06/2015 21:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ish-kryetari i LDK-së, Fatmir Sejdiu në emisionin “Zona B” ka kritikuar zgjedhjet brenda kësaj partie që u mbajtën të dielën. Ai tha se ky kuvend nuk ka lënë shije të ëmbël me vet faktin se si u zgjodh Isa Mustafa me aklamacionin.

“Vërtet kjo mbledhje apo kuvendi i mbajtur të dielën nuk ka lënë shije të mirë. Janë shumë aspekte që mundtë konsiderohen si elemente që e cenojnë bërthamën e LDK-së, demokracinë e instaluar dhe kultivuar nga ajo. Me këtë ajo ka marrë një goditje me aklamacion, natyrisht me vërejtejt e disa prej neve që kjo rrugë nuk mund të jetë. Paralelisht kamë hetuar një proces që ka degjeneruar. Absolutisht edhe në mënyrën e organizmit, në mënyrën me aklamacion”, tha ai.

Sejdiu tha se Mustafa e ka kapur LDK-në duke mos lejuar që të zhvillohet identitetin e saj.

“Natyrisht kemi pas edhe situata kur njerëzit janë marrë në pyetje që pse folën me Fatmir Sejdiu”, tha ai.

Sejdiu më tej ka thënë se LDK e ka postin e kryeministrit, por këtë Mustafa e ka arritur me të pavërteta.
“Kryeministri i vendit ka mund të jetë edhe më herët i LDK, por është me rëndësi që LDK ka hyrë në një kohezion me premtime dhe të pa vërteta ndaj elektoratit të tij”, tha ai.