Gmail sjell funksionin e shumëpritur në për përdoruesit e iPhone dhe iPad

E publikuar: 29/03/2019 14:05
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

U desh mëse 1 vit që Google të sillte gjestet e rrëshqitjes majtas dhe djathtas të Gmail nga Android në iOS.

Google përditësoi ditën e djeshme aplikacionin Gmail për iOS duke ju lejuar të personalizoni atë çfarë ndodh kur tërhiqni me gishtin tuaj mbi një e-mail.

Disa opsione janë të mundura: të markoni një mesazh si të lexuar, ta zhvendosni në një folder ose ta fshihni.

Në të njëjtën kohë përdoruesit do të mund të shtyjnë në kohë njoftimet ose përmes prekjes 3D ose me një shtypje të gjatë mbi të.

Funksioni ka filluar të bëhet i disponueshëm nga ky moment por disa përdorues do të duhet të presin më shumë sesa të tjerë. Google paralajmëroi se deri në 15 ditë do të duhet përpara se të gjithë të shohin funksionin prandaj ju këshillojmë të mos mërziteni duke pritur. /PCWorld Albanian